Një program besnikërie për kinematë .

Në Francë ka pak më shumë se 2,000 kinema sipas një studimi qeveritar të vitit 2015, sot çmimi i një hyrje për një shfaqje filmike është rreth 10 € në cdo qytetet dhe gjasat janë që çmimet rriten çdo vit siç tregohet në  këtë studim të DOC CINE. Konsumatorët e rastit të kinemasë nuk janë më të mjaftueshëm për të bërë një biznes fitimprurës, është e nevojshme të ndërtohet sistemi i besnikërisë së klientit.

Sot kinemaja do të konkurrojë me platforma në Internet dhe video-on-demand si Netflix. Tani është shumë e lehtë të shikosh një film nëpërmjet internetit duke e marrë me qera në platforma si video-on-demand, streaming video dhe duke e shkarkuar ilegalisht. Me një platformë video si Netflix, ne paguajmë vetëm € 7.99 në muaj për të pasur seri dhe filma sipas dëshirës, proces që është më i lirë se një biletë e vetme kinemaje. Prandaj, besnikëria e klientëve të kinemave është thelbësore.

Për të përballuar këtë konkurrencë të fortë dhe për të tërhequr më shumë konsumatorë që t’u bashkohen programit të besnikërisë të kinemasë, është e rëndësishme që ai të jetë program inovativ dhe efektiv. Një program i besueshëm besnikërie përfshin domosdoshmërisht një program besnikërie të dematerializuar dhe një kartë besnikërie dixhitale (shikoni artikullin Why a Digital Loyalty Card?).

Zbuloni si  të ndërtoni një program besnikërie dixhital efektiv.

Një program besnikërie për kinematë mund të fokusohet në disa objektiva: 

  • rritni bazën e klientëve tuaj me përfitimet tërheqëse të programit të besnikërisë

  • për të patur klientë që qëndrojne në long-term me një program të besnikërisë që i shpërblen në mënyrën më të mirë klientët e tij

  • të rritni shitjet nëpërmjet përdorimit te produkteve alternative të tilla si (kokoshka, ëmbëlsira, pije …) dhe objekteve që rrjedhin nga filmat (figurna, t-shirts, postera …)

  • të inkurajoni klientët që te vizitojnë më shpesh kinematë duke i dërguar njoftime rikujtuese ose oferta promocionale përmes aplikacionit të programit besnikërisë (risi, preview, ngjarje …)

  • ofroni një shërbim të privilegjuar  për klientët më besnikë të kinemasë me promovime dhe shërbime të ofruara në aplikacion (cut-line, bileta filmash në ofertë, evente …)

  • riaktivizoni klientët joaktive duke u ofruar produkte të reja dhe oferta të vogla promocionale.

Këto janë vetëm disa shembuj, opsionet janë të pakufizuara dhe mund të përshtaten sipas nevojave tuaja.

2018-09-06T14:51:22+00:0006/09/2018|General|