Pse një kartë besnikërie dixhitale?

Falë modelit dixhital, modelet e konsumit u zhvilluan, veçanërisht në dyqane. Sot nëse një dyqan dëshiron të jetë konkurrues duhet të jetë i pranishëm në internet, konsumatorët nuk shkojnë domosdoshmërisht në vendin ku ndodhet dyqani, ata e kërkojnë më parë produktin apo shërbimin në internet, kështu që,  një biznes që është i pranishëm në internet ka më shumë gjasa për të shitur një produkt ose shërbim.

Megjithëse shumica e dyqaneve janë të pranishme në internet, vetëm prania nuk mjafton, për të dalluar ata duhet të kenë një program besnikërie cilësore. Besnikëria e klientit ka një vend të rëndësishëm në fitimet e një dyqani, prandaj është thelbësore për të mbajtur klientët.

Ne tashmë i njohim programet e besnikërisë me kartelën e besnikërisë së letrës, ku shenojme një kuti për çdo blerje ose kartën e besnikërisë PVC që skanon nëpër dyqane, por këto sisteme janë të vjetra dhe kanë gabime:

  • Klientët tuaj tashmë kanë një portofol të mbushur mirë, nëse u jepni atyre një kartë të re besnikërie, ata mund të humbasin dhe të harrojnë kartat e tyre të besnikërisë. Sipas the 2018 loyalty barometer, njerëzit kanë 3 deri në 10 karta besnikërie në portofolin e tyre.

  • Gjatë një blerjeje nëse klientët tuaj tashmë e kanë kartën tuaj të besnikërisë, në të shumtën e rasteve ata nuk e kanë atë me vete (e kanë humbur apo harruar).

  • Prodhimi i këtyre kartave të besnikërisë në letër ose pvc, ka një kosto te caktuaar, e cila rritet edhe më shumë nëse konsumatorët e humbet ose keqpërdor kartën e tij ose nëse nuk blen më në dyqanin tuaj.

Të gjitha këto gabime mund të zgjidhen në sajë të programeve të dematerializuara të besnikërisë. Klientët tuaj me shumë gjasa kanë të gjithë një smartphone, të cilin ata e kanë gjithmonë me vete, me një program besnikërie të disponueshëm në telefonin e tyre, shmanget problemi me kartën e besnikërisë së humbur ose të harruar dhe evitohen shumë kostot e prodhimit.

Përveç kësaj klientët tuaj do të kenë avantazhe të tjera, ata do të jenë në gjendje të kontrollojnë pikat e tyre, buxhetin ose shpërblimet direkt dhe në çdo kohë në smartfonin e tyre. Dyqanet do të jenë në gjendje të komunikojnë me klientët  përmes këtij sistemi duke dërguar njoftime të shkruara ose njoftime me bazë vendndodhjeje. Klientët tuaj me siguri e shikojnë me qindra herë në ditë telefonin e tyre smartphone, dhe me njoftime ata nuk do ta harrojnë dyqanin tuaj.

Tregtaret do të jenë në gjendje të njohin më lehtë klientet duke analizuar sjelljen e tyre sipas blerjeve dhe zakoneve të tyre, kjo do t’i ndihmojë ata tu ofrojnë klientëve të tyre produkte ose shërbime që u përshtaten më tepër.

2018-09-06T09:36:33+00:0006/07/2018|General|